Ndërlidhjet

Irak: Fillon gjyqi kundër britanikut të akuzuar për vrasje


Procesi gjyqësor i një kontraktori britanik të sigurisë i akuzuar për vrasjen e dy kolegëve të tij është hapur sot në Bagdad.

Dani Fitzsimons, që ka marrë pjesë në seancën dëgjimore, është i akuzuar për vrasje të paramenduar të dy kontraktorëve tjerë, një britaniku dhe një australiani, gjatë një grindjeje në vitin e kaluar në Bagdad.

Ai po ashtu akuzohet se ishte përpjekur ta vrasë edhe një roje irakiane.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me vdekje. Seanca e ardhshme është paraparë më 23 janar.
XS
SM
MD
LG