Ndërlidhjet

OKB-ja angazhohet të mbrojë qeverinë e Outarës



Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Bregun e Fildishtë janë angazhuar që të mbrojnë qeverinë e presidentit të zgjedhur Alasane Outara si dhe popullsinë civile. Presidenti i mëparëshëm, Laurent Gbagbo nuk pranon të largohet nga posti çfarë ka shkaktuar rritjen e tensioneve.

Misioni i OKB-së në Bregun e Fildishtë numëron rreth 10 mijë veta si personel ushtarak e civil. Mijëra civilë janë larguar në vendet fqinje, derisa numri i të vdekurve si pasojë e dhunës pas zgjedhore ka shkuar në 170 veta.
XS
SM
MD
LG