Ndërlidhjet

logo-print

Obama anashkalon Senatin



Presidenti Barak Obama ka anashkaluar procesin e zakonshëm të miratimit nga Senati të kandidaturave për ambasadorë. Obama firmosi vendimin e emërimit për ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Azerbaxhian, Çeki, Siri dhe Turqi.

Emërimi i katër ambasadorëve në fjalë ishte bllokuar prej disa kohësh nga ligjvënësit. Në rastin e Sirisë një numër senatorësh kundërshtonin rivendosjen e raporteve diplomatike të nivelit të lartë me Damaskun. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur ambasador në Siri që nga viti 2005.

XS
SM
MD
LG