Ndërlidhjet

FER-i kërkon zgjedhje të reja



Partia Fryma e Re kërkon proces të ri zgjedhor, i cili do të zhvillohet pas miratimit të një ligji të ri zgjedhor, pastrimit të listave të votuesve, me vëzhgues statikë vendorë e ndërkombëtarë. FER-i gjithashtu thekson se për organizimin e procesit të ri zgjedhor duhet tu jepet institutcioneve përkatëse koha e mjaftueshme.

FER-i e ka cilësuar si domosdoshmëri për të ardhmen ndjekjen penale të gjithë atyre që manipuluan me votën.

Në deklaratën e kësaj partie theksohet se "koalicionet e brishta, të dala nga vota e manipuluar nuk mund ta udhëheqin Kosovën në këtë fazë të rëndësishme, kur po cenohet edhe integriteti territorial dhe kur po rrezikohet edhe siguria ekonomike e vendit".
XS
SM
MD
LG