Ndërlidhjet

Vatikani me mekanizëm kundër shpëlarjes së parave


Vatikani ka krijuar një agjenci të re për mbikëqyrjen financiare dhe ka miratuar ligje të reja që janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare kundër shpëlarjes së parave dhe kundër financimit terrorist.

Dekretet janë miratuar, ndërsa banaka e Vatikanit mbetet e implikuar në një hetim të pastrimit të parave që rezultoi me 31 milonë dollarë të konfiskuara.

Dy zyrtarët e lartë të bankës mbeten nën hetime.

Papa Benedikti XVI ka nënshkruar dokumentet të enjten, duke thënë se Vatikani dëshiron t’iu bashkohet vendeve tjera në luftën ndaj këtyre dukurive.

Dekreti krijon Autoritetin Informativ Financiar, që siguron se transaksionet finaciare kryhen në përputhje me ligjet dhe në bashkëpunim me BE-në.
XS
SM
MD
LG