Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e shqetësuar për 'drejtësinë selektive' në Ukrainë


Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar sot një deklaratë ku ngrenë shqetësimin për drejtësinë selektive dhe të “motivuar politikisht” në Ukrainë.

Ish kryeministrja Julia Timoshenko, e cila humbi zgjedhjet ndaj Janukoviqit në muajin shkurt është akuzuar se ka keqpërdorur detyrën dhe është ndaluar të dalë jashtë shtetit.

Disa anëtarë të ish kabinetit të saj po ashtu janë arrestuar në muajt e fundit, përfshirë edhe ish ministrin e brendshëm Juri Lutsenko.

Timoshenko është një nga lideret e lëvizjes Revolucioni i Portokalltë 2004, që kundërshtonte zgjedhjen e atëhershme të kryeministrit Vijktor Janukoviq.

SHBA i ka tërhequr vërejtjen adminstratës së Janukoviqit duke thënë se kur “vihen në shënjestër vetëm zyrtarët e lartë të ndërlidhur me qeverinë e mëhershme, jepet përshtypja e përndjekjes selektive të kundërshtarëve politikë”.
XS
SM
MD
LG