Ndërlidhjet

Kërkojnë Haxhiqin, gjejnë foto të pikturës së vjedhur të Modiljanit


Gjatë bastisjes për të kërkuarin për krime lufte, policia serbe në vend të Goran Haxhiqt, ka gjetur fotografi të pikturës së vjedhur të Modiljanit.

Prokuroria për Krime Lufte tha se policia gjatë bastisjes së shtëpisë së mikut të Haxhiqit në Novi Sad, ka gjetur fotografi të pkiturave me vaj të mjeshtrit italian që kapin vlerën prej një milionë eurosh.

Prokuroria ka thënë se “dyshon që piktura do të shitej, në mënyrë që të mblidheshinn fonde për
fshehjen e Haxhiqit”.

Në deklaratë nuk jepen emrat apo përshkrimi i pikturës së fotografuar.

Haxhiqi dhe i kërkuari tjetër për krime lufte në Bosnje Ratko Mlladiq janë dy të dyshuarit e fundit të kërkuar nga Tribunali i Hagës.
XS
SM
MD
LG