Ndërlidhjet

Bosnje: 18 vetë akuzohen për trafikim me qenie njerëzore


Prokurorët e Bosnjes akuzuan sot 18 persona se kanë trafikuar dhjetëra shqiptarë në Evropën Perëndimore.

Në një deklaratë të prokurorisë së shtetit thuhet se grupi akuzohet se ka marrë pjesë në trafikimin e “disa dhjetëra” shqiptarëve dhe kosovarëve.

Trafikimi ishte kryer mes vitit 2008 dhe 2009.

Të dyshuarit janë 15 boshnjakë, dy serbë dhe një slloven.

Bosnja, Kroacia dhe Serbia janë në të ashtuquajturën rrugën e Ballkanit, që përdoret nga grupet kriminale për të trafikuar njerëz, drogë dhe armë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG