Ndërlidhjet

logo-print

PE kërkon lirimin e opozitarëve në Bjellorusi


Presidenti i Parlamentit Evropian Jirzhi Buzek kërkoi që t'i jepet fund sulmeve ndaj opozitës në Bjellorusi dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të kandidatëve opozitarë presidencialë.

Autoritetet bjelloruse kanë akuzuar katër kandidatë në lidhje me protestën që pasoi zgjedhjet në të cilat doli fitues presidenti Aleksandër Lukashenko.

Ata mund të përballen me 15 vjet burg.

Presidenti bjellorus i ka quajtur rivalët e tij një “grusht tradhtarësh”, që po përpiqeshin ta “shkatërronin vendin”.
XS
SM
MD
LG