Ndërlidhjet

Khodorkovski dënohet me 13.5 vjet burg


Mikhail Khodorkovski
Mikhail Khodorkovski
Një gjykatë ruse ka dënuar ish-pronarin e kompanisë së naftës Yukos, Mikhail Khodorkovskin, me 13 vjet e gjysmë heqje lirie. Gjykatësi Viktor Danilkin lexoi dënimin për Khodorkovskin, i cili u shpall fajtor për, siç çhuhet, vjedhjen e naftës nga kompania e tij dhe përfshirjen në shpëlarjen e parave.

Khodorkovski po vuan vitin e fundit nga dënimi i mëhershëm 8-vjeçar.

Kryeministri rus, Vlladimir Putin, është parë si nxitësi që ka qëndruar pas procesit të Khodorkovskit. Ky i fundit e pati sfiduar Putinin gjatë presidencës së tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit kritikoi ashpër dënimin e ish-pronarit të kompanisë së naftës Yukos. SHBA-të thanë se ky është një abuzim i sistemit legal rus.

Me dënimin e sotëm, Khodorkovski mbetet prapa grilave deri në vitin 2017.

Dënohet Khodorkovski
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00
XS
SM
MD
LG