Ndërlidhjet

Rusia përballet me kritika të reja të Perëndimit


Rusia po përballet me ruand të ri kritikash pas dënimit të kritikut të Kremlinit dhe ish pronarit të kompanisë së naftës Yukos, Mikhail Khodorkovski me 6 vjet burg shtesë.

Khodorkovski, që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi, si dhe bashkëpunëtori i tij në biznes Platon Lebedev janë dënuar me 14 vjet burg të enjten, pasi që u shpallën fajtorë për vjedhje dhe shpëlarje parash.

Ky ishte dënimi i dytë i tyre. Dënimi i dytë është kthyer prapa në vitin 2003, kur qe arrestuar fillimisht Khodorkovski- dhe nënkupton se ai dhe Lebedev do të qëndrojnë në burg deri në vitin 2017.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane kanë dënuar verdiktin, duke thënë se janë të shqetësuar se ai mund të ketë qenë i motivuar politikisht për shkak të kundërshtimit politik të Khodorkovskit ndaj kryeministrit Putin dhe aleatëve të tij.
XS
SM
MD
LG