Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Sulm ndaj të krishterëve, 2 të vrarë, 16 të plagosur


Ministria e Brendshme e Irakut tha se militantët kanë lansuar një seri sulmesh me bomba në shtëpitë e të krishterëve në Bagdad duke vrarë dy njerëz dhe plagosur 16 të tjerë.

Policia tha se sulmuesit në Bagdadin jug-perëndimor hodhën eksplozivin në shtëpinë e një familje të krishterë duke vrarë dy dhe plagosur 5 të tjerë.

Sulmet tjera ndodhën në Bagdadin lindor dhe perëndimor.

Zyrtarët thanë se sulmet kishin për qëllim pengimin e festimit të Vitit të Ri nga ana e të krishterëve.

Incidentet e fundit pasojnë një seri sulmesh vdekjeprurëse të dy muajve të fundit ndaj minoritetit të vogël të krishterë në Irak.

Për sulmet e fundit nuk e ka marrë askush përgjegjësinë, por besohet se sulmet e tilla janë të lidhura me militantët sunitë që kanë lidhje me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG