Ndërlidhjet

WikiLeaks: Fërkime në raportet SHBA-Egjipt


Dokumentet diplomatike amerikane të publikuara nga WikiLeaks tregojnë për një fërkim mes SHBA-së dhe Egjiptit në lidhje me ndihmën dhe strategjinë ushtarake.

Dokumentet tregojnë mospajtimet me atë që diplomatët amerikanë e shohin si dështim të Egjiptit për të modernizuar ushtrinë e tij, për të ndryshuar fokusin ndaj luftës kundër terrorizmit, për të penguar trafikimin dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave rajonale.

Po ashtu, thuhet se Uashingtoni nuk është i kënaqur që Egjipti vazhdon ta shohë Izraelin si armikun kryesor, 31 vjet pas nënshkrimit të traktatit të paqes.

Egjipti dhe Izraeli janë dy shtete, që marrin më së shumti ndihmë ushtarake nga SHBA-ja, Egjipti 1.3 miliardë dollarë në vit, ndërsa Izraeli 2.5 miliardë.

Në një intervistë për rrjetin Al-Jazeera, themeluesi i WikiLeaks, Xhulian Asanzh tha se kompania e tij ka ndërmend të zbulojë rreth 7 mijë dokumente të ndërlidhura me Egjiptin dhe presidentin e tij, Hosni Mubarakun.
XS
SM
MD
LG