Ndërlidhjet

Australi: Qindra mijëra njerëz presin jashtë Vitin e Ri


Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në qytetin e Sidneit në Australi për të pritur fillimin e 2011-ës ku do ketë një shou me fishekzjarre, më i shtrenjti në botë.

Më shumë se një miliard shikues të televizionit pritet të shohin ekspozenë 5 milionë dollarëshe me fishekzjarre, të cilët do të shkrepen rreth urës Harbor në Sidnei.

Ndërsa po afrohet mesnata në Azi, përgatitjet për Vitin e Ri po i bëjnë Kina, Japonia e Korea Jugore.

Në Mianmar, junta ushtarake i ka ndaluar të gjitha fishekzjarret për Vitin e Ri dhe ka thënë se kush kapet duke i shitur ato, përballet me dënime të egra.

Duke shkuar kah perëndimi, në Nju Jork, afër 1 milion njerëz pritet të mblidhen për festimin tradicional në Time’s Square.
XS
SM
MD
LG