Ndërlidhjet

Bellorusia mbyll zyrat e OSBE-së



Bellorusia tha se ka vendosur t'i ndërpresë operacionet e zyrës së OSBE-së në kryeqytetin Minsk.

Njoftimin e bëri zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Andrei Savinik, i cili shpjegoi se mandati i misionit të OSBE-së "është përmbushur".

Shpallja u bë pasi vëzhguesit e OSBE-së thanë se zgjedhjet presidenciale të 19 dhjetorit treguan se Bellorusia ende është larg zgjedhjeve demokratike.
XS
SM
MD
LG