Ndërlidhjet

Pakistan: Dhunë rreth ligjit të blasfemisë



Në shumë pjesë të Pakistanit sot u mbyllën bizneset dhe u ndëpre transporti publik, teksa mijëra njerëz protestuan kundër ndryshimeve të mundshme në ligjet për blasfeminë.

Në Karaçi, policia përdori gazin lotsjellës për t'i shpërndarë demonstrantët.

Tubime gjithashtu u mbajtën në Islamabad, Lahore, Peshauar dhe qytetin Kueta.

Protestuesit kundërshtojnë ndryshimin e ligjit, i cili detyrimisht parasheh dënim me vdekje për cilindo që e fyen Islamin.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ligji shpesh herë përdoret për t'i përndjekur pakicat fetare.
XS
SM
MD
LG