Ndërlidhjet

Kosovë: U festua Viti i Ri 2011


Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, ndërrimi i motmoteve është pritur nëpër sheshe, në restorante, nëpër shtëpi e në ambiente të tjera.

Me gjithë motin e ftohtë në rrugët e Prishtinës, kishin dalë shumë qytetarë për ta pritur Vitin e Ri 2011. Mbretëronte një atmosferë gëzimi.

Qytetarët festuan me fishekzjarrë, këngë dhe hare.

Por, sipas policisë së Kosovës, ka pasur edhe incidente, me ç’rast është raportuar për 13 persona të plagosur nga mjetet piroteknike dhe gjashtë të tjerë nga armët e zjarrit, në gjithë Kosovën.

Por, raportohet se shumë banorë të Kosovës, Vitin e Ri, 2011, e kanë pritur nëpër ambiente familjare.
XS
SM
MD
LG