Ndërlidhjet

Viti i Ri u prit në mbarë Botën


Miliarda njerëz në mbarë botën e kanë pritur Vitin e Ri në hare dhe gëzim.

Në sheshet më të njohura të botës, në Times Square të Nju Jorkut, në Champs-Elysees të Parisit, pastaj në Millenium Wheel të Londrës, e në qytete të tjera në Evropë dhe në Botë, janë tubuar qindra mijëra njerëz, për t’i thënë lamtumirë Vitit 2010 dhe për ta përshëndetur Vitin e Ri, 2011.

Për shkak të dallimeve kohore, Viti i Ri, më së pari u prit në vendin e vogël të Paqësorit, Kiribati, që ka afro 6 mijë banorë.
XS
SM
MD
LG