Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë: “Zërat e Solidaritetit” për opozitën


Në projektin e shërbimit për Bellorusinë të Radios Evropa e Lirë, “Zërat e Solidaritetit”, politikanë të njohur, ish presidentë të shteteve, disidentë, aktivistë, shkrimtarë, muzikantë dhe artistë, kanë lexuar zëshëm emrat e qindra mbështetësve të opozitës, që ishin rrahur dhe burgosur pas protestave paszgjedhore në Minsk.

Në këtë projekt morën pjesë edhe ish presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ish sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, ish presidenti çek, Vacllav Havell, ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, ministri i jashtëm çek, Karel Shvarcenberg, dhe veprimtarja për të drejtat e njeriut nga Rusia, Jelena Boner.
XS
SM
MD
LG