Ndërlidhjet

Shqipëri: U festua me hare, por pati edhe probleme


Në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me hare dhe gëzim është pritur Viti i Ri, 2011.

U festua nëpër sheshe, restorante, ambiente familjare dhe hapësira të tjera.

Por, siç raportojnë mediat shqiptare, për shkak të përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarreve janë lënduar 46 vetë.

Sipas këtyre raporteve, më së shumti të lënduar 16 ishin në Elbasan, në Fier janë shënuar 10 raste, në Tiranë 5, e kështu me radhë.

Një zyrtar i policisë në Elbasan, tha se “rreth një orë para Vitit të Ri, kanë ndodhur 16 plagosje të lehta, si pasojë e plasjes së kapsollave”.
XS
SM
MD
LG