Ndërlidhjet

Rusi: Nga zjarri në aeroplan, një i vdekur e disa të lënduar


Një person e ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, kur një aeroplan rus i udhëtarëve është përfshirë nga zjarri në pistën e aeroportit në Surgut të Lindjes së Largët të Rusisë.

Aeroplani Tupolev – 154, me afro 130 udhëtarë, po përgatitej të ngritej nga pista nga ky qytet i Siberisë, për në Moskë, kur zjarri e përfshiu njërin prej motorëve të aeroplanit.

Zyrtarët rusë të fluturimit thanë se udhëtarët dhe ekuipazhi ishin evakuuar, pasi njësiti i zjarrfikësve nuk arrit ta ndalë flakën.

Me këtë rast kishte ndodhur një eksplodim, nga i cili një person kishte vdekur dhe disa të tjerë ishin lënduar.

Autoritetet lokale po zhvillojnë hetime lidhur me këtë incident.
XS
SM
MD
LG