Ndërlidhjet

Obama: Gjatë vitit 2011 të ripëtrihet ekonomia


Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka shpallur qëllimin e tij për Vitin e Ri 2011, e ky është ripërtritja e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij javor, zoti Obama ka premtuar se do të bëjë çdo gjë të mundshme për “rritjen e ekonomisë sonë, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e klasës sonë të mesme”.

Papunësia gati 10% dhe pakënaqësia lidhur me politikat ekonomike të zotit Obama, e kishin ndihmuar fitoren e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit për Kongres, në muajin nëntor.

Tash republikanët do ta kenë shumicën në Dhomën Përfaqësuese, ndërsa demokratët në Senat.

Presidenti Obama u ka bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve, që të punojnë së bashku gjatë këtij viti dhe ta ndajnë përgjegjësinë për lëvizjen e vendit përpara.
XS
SM
MD
LG