Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga tri sulme ajrore amerikane – së paku 15 të vrarë


Raportohet se sot nga sulmet ajrore të tre aeroplanave të Shteteve të Bashkuara pa ekuipazh, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë së paku 15 vetë.

Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thanë se cak i sulmeve ishin militantët në rajonin e Vaziristanit Verior.

Të premten, nga një sulm i aeroplanit amerikan pa ekuipazh, raportohet se është goditur një konvoj në Vaziristanin Verior, me ç’rast janë vrarë pesë vetë.

Më se 100 sulme të këtilla janë ndërmarrë gjatë vitit 2010, në rajonin kufitar veriperëndimor.

Territori pakistanez afër kufirit me Afganistanin, konsiderohet se është bazë e talibanëve dhe e al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG