Ndërlidhjet

Rusi: Nga zjarri në aeroplan – tre të vdekur e 30 të plagosur


Sipas raporteve nga Rusia, tre vetë kanë humbur jetën sot dhe më se 30 të tjerë janë plagosur, kur një aeroplan të udhëtarëve e ka kapluar zjarri, derisa ai përgatitej për ngritje nga pista e aeroportit në Surgut të Lindjes së Largët ruse.

Aeroplani Tu-154, me afro 130 njerëz, po përgatitej për fluturim prej këtij qyteti në Siberi, që është i pasur me naftë, për në Moskë, kur njerën nga makinat e tij i përfshiu zjarri.

Ministri i transportit, Igor Levitin, tha se “nuk mund ta përjashtojmë asnjë shkak, përfshirë edhe sulmin”.
XS
SM
MD
LG