Ndërlidhjet

Lideri i Egjiptit fton për unitet pas sulmeve me bomba


Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak u ka bërë thirrje egjiptianëve që të bashkohen kundër terrorizmit, pas shpërthimit të bombës para Kishës Kopte në qytetin e Aleksandrisë.

Në një fjalim televiziv, Mubarak tha se sulmi që dyshohet të jetë vetëvrasës, i cili u mori jetën të paktën 21 njerëzve dhe plagosi afro 80 të tjerë, e mban shenjën e "duarve të huaja" që synojnë ta destabilizojnë Egjiptin.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi mbrëmjen e së premtes.

Presidenti amerikan Barak Obama e dënoi "këtë akt barbar" dhe i ofroi "çdo ndihmë qeverisë së Egjiptit për t'iu përgjigjur ndaj tij".
XS
SM
MD
LG