Ndërlidhjet

Viktima e parë nga përmbytjet në Australi


Vërshimet e mëdha që e kanë goditur bregun verilindor të Australisë, nga një zyrtar janë cilësuar si "katastrofë me përmasa biblike".

Ministri i Thesarit i shtetit Kuinslend Endrju Frejzer, poashtu tha se përmbytjet do t'i kushtojnë vendit mbi 900 milionë dollarë.

Policia tha se një grua e ka humbur jetën. Ajo ishte mbytur teksa po përpiqej të kalojë nëpër një zonë të vërshuar.

Zona e vërshuar është më e madhe se Franca dhe Gjermania, dhe ka prekur rreth 200 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG