Ndërlidhjet

Liderët botërorë e presin Vitin e ri me premtime



Liderët nga mbarë bota e kanë mirëpritur Vitin e Ri me zotime për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tyre.

Presidenti i Gjeorgjisë Mihail Saakashvili e lëvdoi "punën e mirë" në politikën e jashtme, dhe e quajti 2010-ën "pikë kthese" që duhet t'i sjellë frytet në vitin vijues.

Në Armeni, presidenti Serzh Sarkasian e quajti 2011-ën vit që shënon 20 vjetorin e pavarësisë, duke thënë se "do të jetë vit i punës së vështirë" dhe i reformave më të mëdha.

Presidenti i Ukrainës e quajti 2010-ën një vit "të vështirë por të lumtur", duke premtuar se 2011-ta do të jetë një "hap i rëndësishëm drejt prosperitetit".

Në Rusi, presidenti Dimitri Medvedev bëri thirrje për "të ndërtuar së bashku nënën Rusi" me ndihmën e gjeneratës së re të vendit.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barak Obama, tha se fokusi i tij në vitin 2011 do të jetë rimëkëmbja ekonomike.
XS
SM
MD
LG