Ndërlidhjet

Të krishterët në Egjipt u rikthyen në kishë



Të krishterët në Egjipt sot u rikthyen në Kishën Kopte në Aleksandri, pas sulmit të së premtes mbrëma kur të paktën 21 vetë e humbën jetë në vendin e adhurimit.

Dhjetra besimtarë morën pjesë në meshën e së dielës në Kishën e Shenjtorëve në qytetin port të Mesdheut, përderisa policia e ruante objektin nga jashtë.

Dje Papa Benedikti XVI e dënoi dhunën gjatë një takimi me udhëheqës fetarë në Assisi të Italisë.
Presidenti amerikan Barak Obama e dënoi "këtë akt barbar" dhe i ofroi "çdo ndihmë qeverisë së Egjiptit për t'iu përgjigjur ndaj tij".

Dhuna hasi në dënime në mbarë Lindjen e Mesme dhe në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, presidenti Hosni Mubarak u bëri thirrje egjiptianëve të bashkohen kundër terrorizmit. Në një fjalim televiziv, Mubarak tha se sulmi që dyshohet të jetë vetëvrasës, e mban shenjën e "duarve të huaja" që synojnë ta destabilizojnë Egjiptin.

Pakica e krishterë kopte në Egjipt përbën reth 10 përqind të popullsisë.
XS
SM
MD
LG