Ndërlidhjet

Këshilli afgan i paqes do të vizitojë Pakistanin



Zyrtarët afganë thanë se këshilli i paqes në Afganistan do të vizitojë nesër Pakistanin për të diskutuar zgjidhjen diplomatike lidhur me praninë e talibanëve në të dy vendet.

Alaullah Ludin, zv/kryetar i Këshillit të Lartë të Paqes, i cili ka 70 anëtarë, tha se delegacioni afgan do të takohet me presidentin, kryeministrin dhe zyrtarët e lartë të Pakistanit, për të biseduar rreth angazhimit të talibanëve.

Ludin tha sevizita realizohet për shkak se Pakistani dhe Afganistani janë "viktima të terrorizmit", prandaj duhet "të punojnë bashkë për t'i zgjidhur këto probleme".
XS
SM
MD
LG