Ndërlidhjet

Një milionë dollarë për makinën e Ahmadinexhadit



Raportet nga Irani thonë se për automobilin e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili është nxjerrë në ankand për qëllime humanitare, është dhënë ofertë prej 1 milion dollarëve.

Agjencia gjysëm zyrtare e lajmeve IRNA citoi kreun e Organizatës Sociale të Mirëqenies, Ahmad Esfandiari, të ketë thënë se ofertuesi vjen nga një vend arab, dhe e dëshiron makinën e Ahmadinexhadit për koleksion privat.

Ahmadinexhad e ka nxjerrë në shitje automjetin "Peugeot" të vitit 1977, për të ndihmuar të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar.

Analistët thonë se hapi është përpjekje e tij për të fituar simpatinë tek popullata e re.

Raportohet se ankandi do të mbahet kah mesi i shkurtit.
XS
SM
MD
LG