Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Trafikanti rus i armëve e refuzon marrëveshjen me autoritetet



Trafikanti i dyshuar i armëve, rusi Viktor Bout, tha se e ka refuzuar marrëveshjen me autoritetet amerikane për t'u deklaruar fajtor.

Në komentet e para publike që kur u ekstradua nga Tajlanda në SHBA, ai tha se "nuk ka asgjë çfarë të tregojë" dhe se "nuk di asgjë për atë që janë të interesuar ata".

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti i publikoi komentet e të akuzuarit, që ishin dërguar përmes një zyrtari të ambasadës ruse në Amerikë.

Bout, ish oficer i forcave ajrore të Rusisë, mund të dënohet me burg të përjetshëm nëse shpallet fajtor nën akuzat amerikane për terrorizëm dhe trafikim armësh.

Ai akuzohet se nga vitet e 1990-ta u ka shitur armë diktatorëve dhe zonave të konfliktit në Afrikë, në Amerikën Jugore dhe në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG