Ndërlidhjet

Kundërshtari i Kremlinit dënohet me 15 ditë burg



Ish zv/kryeministri i Rusisë dhe njëri nga udhëheqësit e opozitës, Boris Nemcov, i cili u arrestua gjatë demonstratave në 31 dhjetor në Moskë, është dënuar sot me 15 ditë burg.

Nemcov, drejtues i lëvizjes “Solidariteti”, ishte në mesin e 68 personave, të cilët u arrestuan në tubimin në sheshin e Moskës. Tubimi nuk ishte i lejuar.

Ai dhe protestuesit tjerë u tubuan përballë një tubimi tjetër, i cili kishte lejen e autoriteteve.

Agjencia Interfax citoi Nemcovin të ketë thënë se gjykata ka refuzuar t’i pranojë si prova policinë dhe xhirimet nga vendi i ngjarjes.
XS
SM
MD
LG