Ndërlidhjet

Republikani Graham propozon baza të përhershme në Afganistan



Ligjvënësi i njohur Republikan për politikën ushtarake të Shteteve të Bashkuara tha se ai dëshiron që zyrtarët amerikanë të konsiderojnë vendosjen e bazave të përhershme ushtarake në Afganistan.

Senatori Lindzi Graham i tha televizionit NBC se vendosja e disa bazave ajrore amerikane në Afganistan do të ishte e dobishme për rajonin, dhe do t'u jepte forcave afgane të sigurisë mprehtësinë e duhur kundër talibanëve.

Ai tha se dëshiron të shohë që SHBA-të të kenë "marrëdhënie të qëndrueshme" me Afganistanin, për të siguruar se ai kurrë më nuk do të bjerë në duart e talibanëve.

Presidenti Barak Obama planifikon të fillojë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani vitin e ardhshëm, dhe përgjegjësinë e sigurisë t'ua bartë afganëve në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG