Ndërlidhjet

Ushtria e Australisë i furnizon zonat e përmbytura



Aeroplanët luftarakë kanë filluar t’i furnizojnë qytetet në Australinë verilindore, të cilën po e mbulojnë vërshimet.

Shirat e mëdha i kanë mbushur jashtë mase shumicën e shtretërve të lumenjve të shtetit Kuinslend.

Një person tashmë e ka humbur jetën, ndërsa dëmet e shkaktuara kapin shifrën afro një miliardë dollarë.

Në qytetin Rokhampton, niveli i ujit nga përmbytjet arriti në nëntë metra, dhe pritet të rritet edhe më tej.
XS
SM
MD
LG