Ndërlidhjet

Egjipt: Ndalohen shtatë vetë për shpërthimin në kishë



Në Egjipti janë ndaluar shtatë persona për t’u marrë në pyetje lidhur me sulmin me bomba në Kishën Koptike mbrëmjen e Vitit të Ri në qytetin verior të Aleksandrisë.

Njëzet e një vetë u vranë në sulmin më të fundit ndaj të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Zyrtarët egjiptianë thanë se ka indicie se “elementë të huaj” qëndrojnë prapa shpërthimit, dhe se ai duket të jetë kryer nga një sulmues vetëvrasës.

Zyrtarët e sigurisë thanë se dhjetë persona të tjerë tashmë u liruan pasi u morën në pyetje.
XS
SM
MD
LG