Ndërlidhjet

Shvarceneger nuk është më guvernator i Kalifornisë



Pas shtatë vjetësh, Arnold Shvarceneger sot ia lëshon postin e guvernatorit të Kalifornisë demokratit Xheri Braun, i cili ka qenë guvernator i këtij shteti në periudhën 1975 - 1983.

Shvarceneger erdhi me premtime për ta përmirësuar ekonominë e Kalifornisë, e cila po të shihej e veçantë, do të ishte e teta në botë.

Por ish ylli i Holivudit e lë Kaliforninë me deficit të trefishuar prej 28 miliardë dollarë dhe popullaritet prej vetëm 22 përqind.

Kundërshtarët e kanë kritikuar politikën e tij, e cila bazohej në ndryshimet klimatike, dhe pohojnë se ai duhej t'i kushtojë kujdes më të madh rrethanave ekonomike në shtet.

Biznesmeni 63 vjeçar, me origjinë austriake, nuk i ka shpallur planet e tij për të ardhmen.
XS
SM
MD
LG