Ndërlidhjet

Vazhdon kriza politike në Bregun e Fildishtë



Një delegacion i liderëve të Afrikës Perëndimore do të mbërrijë sot në Bregun e Fildishtë, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike që pasoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Presidentët nga Benini, Siera Leone dhe Kape Verde, si dhe kryeministri i Kenias, do të përpiqen ta bindin Laurent Gbagbon që t'ia dorëzojë pushtetin rivalit Alesane Outara, njeriut i cili ndërkombëtarisht njihet si fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhjet në Bregun e Fildishtë i nxorrën në pah ndarjet veri-jug, tetë vjet pasi lufta civile e ndau vendin në veriun e dominuar nga myslimanët, i cili mbështet Outaran, dhe jugun e dominuar nga të krishterët, i cili mbështet Gbagbon.
XS
SM
MD
LG