Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë amerikanë në Irak



Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se dy ushtarë të saj janë vrarë gjatë një operacion mbrëmjen e së dielës në Irakun qendror.

Zëdhënësja e ushtrisë tha se këta ishin viktimat e para amerikane në këtë vit, por nuk dha detaje tjera.

Rreth 50 mijë trupa amerikane kanë mbetur në Irak pas përfundimit të operacioneve luftarake në shtator, 2010.

Ndërkohë, raportohet se një sulmues vetëvrasës me automjet bombë ka vrarë një njeri dhe ka plagosur më shumë se dhjetë të tjerë në qytetin Bakuba në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG