Ndërlidhjet

Ushtria ndihmon të goditurit nga vërshimet


Rockhampton, Janar 2011
Rockhampton, Janar 2011
Aeroplanët ushtarakë i kanë shtuar fluturimet për t’i furnizuar banorët në qytetin Rockhampton në Australi, i cili ngadalë po zhytet nën ujin e vërshimeve, të shkaktuar nga të reshurat e mëdha.

Në këtë qytet, në pjesën verilindore të Australisë, me afro 80 mijë banorë, mund të arrihet vetëm me anije shpëtimi.

Pritet që uji të arrijë nivelin maksimal gjatë ditës së nesërme.

Të reshurat e mëdha në Queenland kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati dhe arritjen e nivelit më të lartë të ujit për shumë vite.

Vërshimet e mëdha i kanë shkatërruar rrugët dhe portet, e kanë ndalur eksportin e thëngjillit dhe e kanë shkatërruar tokën e punueshme.



XS
SM
MD
LG