Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Koptët përleshen me policinë



Të krishterët koptë të Egjiptit, të zemëruar nga sulmi me bomba në Kishën Koptike në Aleksandri, janë përleshur me policinë.

Qindra pjesëtarë të bashkësisë koptike protestuan në Aleksandri, duke kërkuar mbrojtje më të mirë për të krishterët.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje disa persona lidhur me sulmin e të shtunës, ku u vranë 21 vetë.

Policia në Aleksandri i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës.

Sulmi është dënuar në mbarë botën, ndërsa presidenti Hosni Mubarak ka ftuar myslimanët dhe të krishterët që së bashku të luftojnë terrorizmin.
XS
SM
MD
LG