Ndërlidhjet

Hungaria hedh poshtë kritikat për ligjin e mediave


Hungaria ka regauar ndaj kritikave për ligjin e saj të mediave, duke thënë se kritikët janë keqinformuar. Ajo ka thënë se është e përkushtuar për lirinë e mediave.

Nën ligjin që ka hyrë në fuqi më 1 janar, një agjenci mbikëqyrëse nga të emëruar të partisë në pushtet Fidesz, mund të vendosë nëse mediat i kanë shkelur ligjet për raportim të “balancuar” dhe “etik”.

Organizatat për lirinë e mediave dhe disa shtete evropiane si Gjermania, e kanë kritikuar këtë ligj, duke thënë se ngulfat debatin publik.

Por, në një deklaratë, Ministria e Drejtësisë dhe e Administrimit Publik tha se kritikët nuk janë informuar mirë rreth tekstit të ligjit dhe se kanë bërë akuza të padrejta.

Në deklaratë thuhet se qeveria “ në asnjë mënyrë nuk dëshiron ngulfatjen e pikëpamjeve të opozitës”.
XS
SM
MD
LG