Ndërlidhjet

Gazetat hungareze: Lirisë së shtypit i erdhi fundi!


Dy gazeta të mëdha hungareze kanë shpallur fundin e lirisë së mediave në Hungari pas hyrjes në fuqi të ligjit kundërthënës për media.

Ligji hyri në fuqi më 1 janar, kur Hungaria mori kryesimin e radhës së presidencës së BE-së.

Nepszabadsag, e përditshmja me tirazhin më të madh të Hungari, shkruajti në ballinën e saj, në 27 gjuhët zyrtare të BE-së, se “lirisë së shtypit në Hungari i erdhi fundi”.

E përditshmha me prirje të majtë, Nepszava, i kërkoi BE-së që të ndihmojë në mbrojtjen e lirisë së mediave në Hungari.

Nën ligjin që ka hyrë në fuqi më 1 janar, një agjenci mbikëqyrëse nga të emëruar të partisë në pushtet Fidesz, mund të vendosë nëse mediat i kanë shkelur ligjet për raportim të “balancuar” dhe “etik”.

Organizatat për lirinë e mediave dhe disa shtete evropiane si Gjermania, e kanë kritikuar këtë ligj, duke thënë se ngulfat debatin publik.

Por, në një deklaratë, Ministria e Drejtësisë dhe e Administrimit Publik tha se kritikët nuk janë informuar mirë rreth tekstit të ligjit dhe se kanë bërë akuza të padrejta.
XS
SM
MD
LG