Ndërlidhjet

Karubi gati për proces të "hapur gjyqësor"


Lideri opozitar iranian Mehdi Karubi tha se po përgatitet t’i qëndrojë procesit gjyqësor mbi trazirat vdekjeprurëse që pasuan zgjedhjet e kontestuara presidenciale të 2009-ës, por me kusht që ai të jetë i hapur.

Komentet janë bërë në një letër të hapur të postuar në faqen e internetit të Karubit.

Të premten, kryeprokurori iranian tha se fillimi i procesit gjyqësor ndaj liderëve të opozitës është çështje kohe.

Në letrën e tij, Karubi citohet të ketë thënë se ai mirëpret një proces të tillë gjyqësor, për aq sa ai është i hapur për publikun, “ashtu që populli, të cilëve u përket vendi, mund të dëgjojnë të dy palët dhe pastaj të gjykojnë vetë”.

Dhjetëra njerëz patën vdekur kur forcat qeveritare shtypën protestat post-elektorale.
XS
SM
MD
LG