Ndërlidhjet

Jemen: Fundoset barka me 43 afrikanë


Të paktën 43 migrantë afrikanë janë fundosur në bregdetin e Jemenit, ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Gadishullin Arabik, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Jemenit.

Në njofitm thuhet se tre somalezë janë shpëtuar, pasi që barka që i bartte 46 njerëz, shumica nga Etiopia është përmbysur, ndërsa edhe një barkë tjetër me 40 persona në bord është zhdukur.

Shumë migrantë afrikanë mundohen të arrijnë në Jemen, të cilin e shohin si portë për të hyrë në pjesët e pasura të Lindjes së Mesme dhe për në Perëndim.
XS
SM
MD
LG