Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Ftohen BE dhe të tjerët te hapësirat atomike


Raportohet se Irani e ka ftuar Rusinë, Kinën, BE-në, aleatët e vet arabë dhe disa nga vendet në zhvillim, për t’i vizituar hapësirat atomike.

Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se i dërguari iranian, Ali Asghar Soltanieh, e ka dërguar një thirrje nëpërmjet një letre tek ambasadorët e akredituar në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Kjo ofertë vjen para një rundi të ri të bisedimeve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, më vonë këtë muaj në Stamboll.

Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se në mënyrë sekrete po zhvillon armatim atomik. Këtë akuzë Irani e hedhë poshtë.
XS
SM
MD
LG