Ndërlidhjet

Australi: Ushtria i ndihmon të goditurit nga vërshimet


Aeroplanat ushtarakë i kanë shtuar fluturimet për t’i furnizuar banorët në qytetin Rockhampton në Australi, i cili ngadalë po zhytet nën ujin e vërshimeve, të shkaktuar nga të reshurat e mëdha.

Në këtë qytet, në pjesën verilindore të Australisë, me afro 80 mijë banorë, mund të arrihet vetëm me anije të shpëtimit.

Pritet që uji do ta arrijë nivelin maksimal gjatë ditës së nesërme.

Të reshurat e mëdha në Queenland kanë shkaktuar daljen e lumenjëve nga shtrati dhe arritjen e nivelit më të lartë të ujit për shumë vite.

Vërshimet e mëdha i kanë shkatërruar rrugët dhe portet, e kanë ndalë eksportin e thëngjillit dhe e kanë shkatërruar tokën e punueshme.
XS
SM
MD
LG