Ndërlidhjet

Kabul: Nga eksplodimi – një polic i vrarë


Nga një eksplodim në Kabul të Afganistanit, është vrarë një polic dhe janë plagosur tre civilë, kanë njoftuar autoritetet.

Policia tha se një valixhe me eksploziv ishte vendosur afër një ure, por nuk është e qartë se çka ishte cak i sulmit.

Prej se në Kabul është ndërtuar e ashtuquajtura “unazë e çelikut”, para zgjedhjeve parlamentare në muajin shtator, kanë ndodhur disa sulme.

Muajin e kaluar, dy militantë me jelekë vetëvrasës e sulmuan një autobus të oficerëve të ushtrisë afgane në Kabul, me ç’rast u vranë pesë e u plagosën 9 vetë.
XS
SM
MD
LG