Ndërlidhjet

SHBA: Kritika për arrestimin e protestuesve në Rusi


Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Rusinë për arrestimin e disa protestuesve politikë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouli, ka theksuar “rëndësinë e përqafimit dhe të mbrojtjes së vlerave universale, përfshirë lirinë e të shprehurit dhe të tubimit”.

Sipas tij, këto vlera janë “të parapara në Kushtetutën e Rusisë dhe në marrëveshjet ndërkombëtare, që Rusia i ka nënshkruar”.

Kritiku i njohur i Kremlinit, Boris Nemcov, është dënuar me 15 ditë burg për mosnënshtrim ndaj urdhërave të policisë, pasi ishte arrestuar gjatë një proteste në Moskë, më 31 dhjetor.

Tri personalitete të tjera opozitare, Eduard Limonov, Konstatin Kosjakin dhe Ilija Jashin, poashtu janë dënuar me burg, në kohëzgjetje prej 5 e deri në 15 ditë, lidhur me këtë protestë.

Protesta ishte e fundit në serinë e tubimeve për ta mbrojtur të drejtën e tubimit të lirë.
XS
SM
MD
LG