Ndërlidhjet

Seul: I dërguari i SHBA-ve takohet me zyrtarët jugkoreanë


Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Stiven Bosuorth, ka arrtitur sot në Seul të Koresë Jugore, për të diskutuar për mënyrat e uljes së tensioneve ndërmjet Veriut dhe Jugut.

Zoti Bosuorth është përgjegjës për politikën amerikane ndaj Koresë Veriore.

Në takimet e tij me zyrtarët jugkoreanë, ai do të diskutoj edhe për mënyrën e vazhdimit të bisedimeve gjashtë palëshe për programin atomit të Phenianit.

Në këto bisedime ishin të përfshira të dy Koretë, Kina, Japonia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas Seulit, zoti Bosuorth, do të udhëtoj për në Pekin dhe Tokio.

Shqetësimet për gjendjen në gadishullin korean janë rritur, pas sulmit me bomba të Koresë Veriore kundër një ishulli jugkorean, në muajin nëntor, me ç’rast u vranë katër vetë.

Javën e ardhshme në Seul pritet të arrijë edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts.
XS
SM
MD
LG