Ndërlidhjet

Dello: Gjermania kërcënohet me rivënien e vizave për Ballkanin


Prej vendosjes së regjimit të udhëtimit pa viza për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë, në Gjermani janë regjistruar disa mijëra kërkesa për azil të qytetarëve nga këto dy vende, shkruan e përditshmja sllovene, Dello.

Sipas gazetës, heqja e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës, mund ta rritë këtë numër të azilkërkuesve.

“Në 11 muajt e parë të vitit 2010, në Gjermani kanë kërkuar azil 4218 shtetas të Serbisë dhe 2319, shtetas të Maqedonisë”, shkruan gazeta në një raport nga Berlini, duke shtuar se numri i “kërkesave të këtilla para një viti ishte vetëm 581 përkaktësisht 109”.

“Azilkërkuesit pothuajse pa përjashtim nuk i plotësojnë kushtet për azil, sepse nuk janë të ndjekur politikisht, etnikisht ose nga aspeki i fesë”, shkruan gazeta.

Mëtutje, e përditshmja lubjanase, Dello, shkruan se shumë prej azilkërkuesve “në vendet e tyre janë cak i mashtruesve, të cilët për para premtojnë jetë më të mirë në Gjermani, punë ose së paku azil të përshtatshëm”.

Sipas gazetës, ministri i brendshëm i Bavarisë, Joakim Herman, duke i përmendur këta shembuj të “keqpërdorimit të institucionit të azilit” është kërcënuar me “rivënien e regjimit të vizave, nëse kjo sjellje nuk përfundon”.
XS
SM
MD
LG